Qytetërim

U arrestua në 'BBV'! Liami shtetas gjerman nga 2019, VENDIMI: Gjykohet si shqiptar

Në vendim Liami gjykohet si një shtetas shqiptar edhe pse nga viti 2019 ka marrë shtetësinë gjermane.

f.t
U arrestua në 'BBV'! Liami shtetas gjerman nga 2019, VENDIMI:
Liam Osmani

TIRANË- Liam Osmani, i cili u arrestua brenda shtëpisë së Big Brother, pasi rezultonte i dënuar për mashtrim, ka hyrë nga Rinasi 10 ditë më parë me pasaportë gjermane. Në emisionin 'Top Story' gazetarja Dorjana Bezat ka ndarë detaje nga vendimi i gjykatës. Në vendim Liami gjykohet si një shtetas shqiptar edhe pse nga viti 2019 ka marrë shtetësinë gjermane.

Gazetarja:  Gjykata tre vite me vonesë. Njoftimet janë dërguar në adresën që nuk figuron. Histori është që në 2009, Liami ka kontaktuar me një agjenci për 17 bileta për një aktivitet të tij drejt Gjermanisë. Ka marrë këto bileta me vlerë 6 mijë e 300 euro. E njihte vlerën që duhet të kthente, por nuk është shlyer sepse nuk ka ardhur më në Shqipëri. Marrëdhëniet për borxhin zgjidhen në mënyrë civile. 2019 lë shtetësinë dhe në 2022 referohet dhe gjykohet si shtetas shqiptar. Mbiemri i kallëzueses i vihet të pandehurit. Është vënë emri në vendimin e gjykatës. Ky individ nuk ka pasur dijeni sepse nuk ka jetuar këtu. Si mund ti shmanget hetimit dhe gjykimit kur nuk ka pasur fare dijeni, kur është shfaqur para noterit dhe borxhin e ka njohur”.

Më tej edhe avokati mbrojtës i Liam Mandiaro, Dritan Shehaj është shprehur se ka një handikap të madh në procedurat që janë ndjekur për të vendosur para drejtësisë klientin e tij.

Shehaj: Çfarë ka ndodhur? As unë nuk e kuptoj se çfarë ka ndodhur? Këtu kemi një handikap të madh, duke filluar që nga Prokuroria sepse procedurat që janë ndjekur për rastin e Liamit janë të ngjashme për çdo shtetas shqiptar. Ndërkohë Liami me vendim të Presidentit të Republikës ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare më 2019-ën. Nga pikëpamja juridike ky vendim duhet të bjerë për dy arsye: Është gjykuar në mungesë dhe nuk është njoftuar në asnjë moment që ai është shtetas i huaj, jo shqiptarë. Të gjitha procedurat janë kryer për një shtetas shqiptar. Ai është shtetas gjerman dhe të gjithë veprimet duhet të bëheshin përmes linjës juridike mes shteteve.

Liam Osmani rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale "Mashtrimi", pasi në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse. Për rrjedhojë, një ditë pasi Liami u bë pjesë e BBV Albania, policia mësyu brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri për ta arrestuar. Tashmë, ai ndodhet pas hekurave./ZËRI

Poll

MOS HUMB