
TIRANË- Një debat i ashpër është zhvilluar në shtëpinë e Big Brother, mes dy aktorëve Egla Ceno dhe Julian Deda. Debati i nisur që prej mbrëmjes së djeshme, ka kulmuar këtë mëngjes, me dy aktorët që kanë etiketuar njëri tjetrin me fjalë fyese. Egla e ka quajtur Julin mashkull “gore”, ndërsa ky i fundit i ka përmendur faktin që aktorja nuk ka asnjë njeri pranë vetes. Ata kanë futur dhe biseda nga jashtë, ku Egla është shprehur se titulli “Mjeshtër i Madh” që i është akorduar në mënyrë e padrejtë. Juli i tha që titullin nuk duhet tia përmendte, duke qenë se personi që ia ka akorduar, presidenti Bujar Nishani, nuk jeton më.
Pjesë nga sherri:
Juli: Ti je një smirushe e keqe
Egla: Ti je një thashethemexhi që flet mbrapa krahëve. Nuk mbaj përgjegjësi për ato që thua, nuk nxjerr emrat e atyre që përmend nga jashtë
Juli: E ke bërë gropën mbrëmë o Eglantina Ceno, sa nuk di çfarë të them. A ke këllqe ti thuash emrat?
Egla: Ti do kërkosh falje publike
Juli: Nuk i kërkoj falje një artisteje pise siç je ti
Egla: Shko dorëzo titullin, nuk mban përgjegjësi për atë që thua.
Juli: Ule zërin, se ke gabuar shumë mbrëmë, nuk rregullohet duke bërtitur.
Egla: Dorëzo titullin, u bëre ti as 40 vjeç me marr titull, shko dorëzo titullin. E thua dhe me krenari, turp i madh bile, 35-vjeç mjeshtër i madh ti, turp, turp.
Juli: Nuk mund ti thuash turp një personi që nuk jeton më,që ma ka dhënë mua titullin. Je një grua e parealizuar. Je duke rëmë në një gropë nga e cila nuk del dot më
Egla: Ik o paçavure
Juli: A je trajtuar keq në jetë o Egla? Ulu, ulu, kështu i ke trajtuar njerëzit ti?
Egla: Unë nuk përzihem, nuk merrem me thashetheme. O gore, o gore mashkull, gore
Juli: Kështu i ke trajtuar njerëzit. Largohesh vetë nga tavolinat apo të heqin?
Egla: Mi sill njerëzit këtu, ballafaqim o gore, o gënjeshtar
Juli: Gënjeshtare, pse të ka ikur zari. Nuk ke fjetur gjithë natën
Egla: Më mirë vetëm se sa me njerëz si puna jote që bëjnë thashetheme. Shumë më mirë vetëm. Ta them nga mëngjesi deri në darkë, gore.
/ZËRI