Qytetërim

U kryqëzua në fushatën e fundit/ Zara kërkon falje publike, fshin fotot

Inditex, kompania që zotëron Zarën ka sqaruar se fotot janë realizuar në shtator, para luftës aktuale midis Hamasit dhe Izraelit. 

f.t
U kryqëzua në fushatën e fundit/ Zara kërkon falje publike,
foto ilustruese

SPANJË- Ditën e sotme, kompania e modës Zara ka fshirë nga llogaria e saj në Instagram fotot e fushatës së re me manekinë me gjymtyrë të humbura dhe statuja të mbështjella me të bardha, nga faqja e web-it dhe aplikacioni, pasi nxiti thirrje nga disa aktivistë pro-palestinës për bojkot. 

Inditex, kompania që zotëron Zarën ka sqaruar se fotot janë realizuar në shtator, para luftës aktuale midis Hamasit dhe Izraelit. Në reagim ndër të tjera Zara ka kërkuar dhe një ndjesë publike për këdo që është ndjerë i ofenduar nga postimet që tashmë janë fshirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZARA Official (@zara)

Foto e publikuara shfaqnin një modele të fotografuar duke mbajtur një manekin të mbështjellë me të bardhë, në një tjetër një bust shtrihet në dysheme dhe një tjetër paraqet një manekin pa krahë. Kritikët thanë se ato u ngjanin fotove të kufomave me qefin të bardhë në Gaza.

Llogaria e Zarës në Instagram u mbush me mijëra komente të postuara në lidhje me fotot, me shumë flamuj palestinezë, ndërsa hashtagu “#BoycottZara” ishte në trend në platformën X./ZËRI

Poll

MOS HUMB