Qytetërim

U përjashtua nga "BBVA", Greta kërkon falje dhe tregon 'prapaskenat': Selin ka bërë lojë me...

Ajo foli gjithashtu për një nga raportet më të diskutuara që prej ditë së parë, Selin-Miri.

zh.ll
U përjashtua nga "BBVA", Greta kërkon falje dhe tregon
greta kazazi

TIRANË- Greta Kazazi, e cila doli mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e "Big Brother VIP 5", ka rrëfyer emocionet pas daljes dhe dinamikën e fundit që çoi në përjashtimin e saj. E ftuar në "FunClub", Greta, fillimisht i ka kërkuar falje familjes së Juelës, teksa ka shtuar se edhe kjo e fundit, e ka ofenduar po me të njëjtat fjalë.

“Familja ime edhe e Selin janë shumë të lumtur dhe krenarë për mua. Kanë qenë suportues, por edhe ata janë ndjerë të ofenduar. Unë i marr përsipër të gjitha fjalët që kam thënë dhe i kërkoj falje familjes së Juelës, por edhe mua më janë thënë të njëjtat gjëra, por me kamuflime. Familja ime ka qenë e mërzitur për fjalët që më janë thënë”, tha Greta.

Ajo foli gjithashtu për një nga raportet më të diskutuara që prej ditë së parë, Selin-Miri. Greta, një prej banorëve më të afërta të Selin, edhe për shkak të lidhejs familjare, deklaroi se banorja nuk ndjen asgjë për këngëtarin. Ajo konfirmoi se gjithçka ka qenë një lojë nga ana e Selin, për shkak të rrethanave që kanë ardhur aty brenda. Ndërsa për Mirin, Greta shprehet se ai i afronte të gjitha vajzat e shtëpisë dhe se ai ka një lloj tërheqje ndaj tyre.

“Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për lojë dhe shumë mirë e ka bërë, edhe i kanë ardhur rrethanat që është futur në një vorbull nga e cila s’ka dalë dot. Miri ka një tendencë që t’u afrohet femrave të shtëpisë, ka një tërheqje dhe ka disa persona që nuk janë të plotësuar në jetë. Të gjitha gjestet edhe veprimet aty sillen”, tha Greta.

Greta u përjashtua mbrëmjen e djeshme gjatë prime-t nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, pas ofendimeve të rënda që ajo i ka drejtuar Juelës. Gjatë debateve të vazhdueshme brenda shtëpisë, Greta e ka quajtur Julën “rrugaçe” dhe “prostitutë rruge”, duke shkaktuar reagime të forta edhe në studio nga ana e opinionistëve. Pas këtyre deklaratave, Vëllai i Madh mori vendimin për ta përjashtuar menjëherë Gretën nga gara, duke i dhënë fund rrugëtimit të saj në këtë edicion./ZËRI

Poll

MOS HUMB