Qytetërim

U shemb në fushë gjatë ndeshjes, si është gjendja e futbollistit të Romës, shokët e kaluan natën në autobus

Ndihma e parë futbollistit iu dha nga shokët e skuadrës

E.K
U shemb në fushë gjatë ndeshjes, si është gjendja e
Momentet e panikut ne fushe

ITALI- Momente frike përjetuan të gjithë tifozër dhe sportdashësit në ndeshjen Udinese – Roma, pasi mbrojtësi, Evan Ndicka, i cili vuan nga një sëmundje, u rrëzua në fushë në minutën e 71-të.

Ndihma e parë atij iu dha nga shokët e skuadrës, teksa Svilar kuptoi menjëherë se çfarë po ndodhte dhe tërhoqi vëmendjen e arbitrit. Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë me defibrilatorin, pasi Ndicka e bëri të qartë se ndjeu një dhimbje në gjoks.

Ai u transportua në spital, ku ka qëndruar nën vëzhgim gjatë gjithë natës, por jashtë rrezikut për jetën.

Në faqen zyrtare të Romës në rrjetet sociale, është postuar edhe një foto nga spitali, teksa Ndicka shfaqet i qeshur.

“Skuadra vizitoi Ndicka në spital. Evan ndihet më mirë dhe po ashtu është në humor. Forca Evan”, thuhet në këtë postim.

U shemb në fushë gjatë ndeshjes, si është gjendja e
Foto nga spitali

Çfarë ndodhi më herët

Lojtarët e kishin të pamundur për të vijuar këtë takim, duke bërë që ndeshja Udinese-Roma të ndërpritej përfundimisht, sfidë e cila do të rikuperohet në një moment të dytë duke nisur nga minuta e 71-të.

Evan Ndicka vijon të jetë i shtruar në spital, por në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën. Ekipi i Romës, qëndroi në autobus, pranë spitalit në Udine, ndërsa trajneri De Rossi u fut në spital për të parë nga pranë gjendjen e lojtarit. Duke dalë, De Rossi i mjaftuan vetëm me fjalët: “Mirë, mirë”.

Të gjithë mendonin se kishte të bënte me një infarkt, por analizuat e para hodhën poshtë këtë hipotezë. Jo vetëm tifozët e Romës, por të gjithë ishin në ankth për gjendjen e Ndicka-s, ndërsa klubi i Romës u kujdes për të qetësuar situatën duke publikuar një foto të mbrojtësit nga Bregu i Fildishtë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB