
SHBA- Marrin fund spekulimet, 48 orë pas shkarkimit të tij nga si CEO i OpenAI, Sam Altman do i bashkohet gjigandit të teknologjisë Microsoft. Lajmin e bëri me dije shefi ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella.
Përmes një postimi në X, Nadella tha se Altman do t'i bashkohej Microsoft-it për të udhëhequr "një ekip të ri të avancuar të kërkimit të AI".
Bordi e shkarkoi Sam Altman, të premten, duke thënë se kishte humbur besimin tek ai dhe emëroi shefen e teknologjisë së OpenAI, Mira Murati, si shefe të përkohshme ekzekutive.
Ai konsiderohet si një nga figurat më me ndikim në hapësirën me rritje të shpejtë të inteligjencës artificiale (AI) dhe shkarkimi i tij shkaktoi valë tronditëse në të gjithë industrinë.
Kishte gjithashtu shqetësime brenda industrisë së teknologjisë se Altman mund të krijonte një kompani rivale dhe të merrte me vete talentin kryesor të OpenAI. Në vend të kësaj, ai po i bashkohet Microsoft-it i cili ka investuar miliarda në krijuesin e ChatGPT./Zëri.ai