Qytetërim

‘U vetëmbrojtëm’, drejtoresha e KF Tirana: Presidenti i Vllaznisë më goditi

Drejtoresha e KF Tirana për femra Edonisa Aliu ka treguar për dhunën që shpërtheu në ndeshjen ndërmjet Tiranës dhe Vllaznisë për femra.

D.XH
‘U vetëmbrojtëm’, drejtoresha e KF Tirana: Presidenti i
Vllaznia Tirana femra

TIRANË – Drejtoresha e KF Tirana për femrat, Edonisa Aliu, ka reaguar pas dhunës në ndeshjen ndërmjet Vllazisë dhe kryeqytetaseve për femrat. Ajo foli për JOQ, teksa shihet e lënduar nga dhuna në sfidën e së shtunës.

“Unë kam menduar se do të dilja në media të flisja për arritjet e futbollit të femrave. Nuk e kam ditur se do të vijë kjo ditë, që do të flas për dhunën në sport. Presidenti i Vllaznisë më ka goditur. Unë normalisht në ato momente nuk e dija se çfarë po ndodh, thjesht kam rënë në tokë e prej aty ka nisur gjithë rrëmuja, ku vazhdimisht jam sulmuar në kokë. Me aq mundësi sa kam pasur, unë jam vetëmbrojtur. Nuk krenohem për faktin se kam përdorur dhunë”, tha drejtoresha e klubit Tirana për femra.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ News (@joqnews)

Edonisa, çfarë ndodhi në ndeshjen Tirana-Vllaznia për femra?

Edonisa Aliu: Siç e thashë, nuk e kam menduar se do flas ndonjëherë për dhunë, por për arritjet e femrave në futboll. Nuk e kam marrë me mend se do ndodhë ndonjëherë dhuna. Është diçka e papranueshme, kjo që ka ndodhur. Shpresoj të mos ndodhë kurrë, personalisht jam shumë e prekur nga ajo që ndodhi. Jam e pikëlluar për dhunën fizike që ka ndodhur, në Kupën e futbollit, sidomos tek femrat.

Ishte minuta e 22, si nisi gjithçka. Çfarë ndodhi në atë moment?

Edonisa Aliu: U bë një faull. Ne si klub protestuam, sepse nuk ishte normale. Ne protestuam dhe krejt papritur erdhi presidenti i Vllaznisë dhe më goditi. Në ato momente nuk po e kuptoja se çfarë po ndodh. Kam rënë në tokë dhe prej aty ka nisur gjithë rrëmuja dhe unë vetëm jam vetëmbrojtur. Nuk mundem as të flas shumë, sepse kam dhimbje në qafë.

Çfarë pasojash patët nga kjo përplasje? Si është gjendja juaj shëndetësore?

Edonisa Aliu: Për momentin nuk jam mirë. Kam qenë tek mjeku ligjor. Çdo gjë ka kaluar në polici dhe po merren organet kompetente me atë që ndodhi. Shpresoj të ketë drejtësi.

Përveç teje, a ka pasur anëtarë të tjerë të KF Tirana që janë dëmtuar? Si është gjendja e tyre?

Edonisa Aliu: Po, portierja dhe një futbolliste. Nuk është mirë as gjendja e tyre shëndetësore sepse kanë përjetuar dhunë fizike dhe kanë dalë me ambulancë nga stadiumi.

Nga ana juaj, a kishte kundërpërgjigje?

Edonisa Aliu: Normalisht, për vetëmbrojtje ka pasur, sepse në ato momente do të mbronim veten. Unë jam sulmuar e para. Normalisht do vetëmbrohemi, sepse në ato momente, nëse nuk do vetëmbroheshim, kushedi si do ishim sot, mundet edhe më keq ose nuk do kishim qenë fare. Unë po pres se çfarë justifikimi do japë presidenti i Vllaznisë për dhunën që ka bërë ndaj meje dhe ndaj vajzave. Kam gjitha faktet, disponoj edhe incizime në telefonin tim. Unë flas për të drejtën time dhe për të drejtën e grave.

Ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë për femra u ndërpre në minutën e 22, pasi anëtarë nga dy klubet u përfshinë në një sherr masiv./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB