Qytetërim

UEFA tregon Shqipërinë në Euro 2024: Pasimet më të sakta, lojtarët më të shpejtë

Sa i takon saktësisë në pasime, sërish Ylber Ramadani është më i sakti me 94.3 përqind.

f.t
UEFA tregon Shqipërinë në Euro 2024: Pasimet më të
Kombëtarja Shqiptare

GJERMANI-Kombëtarja shqiptare humbi 0-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e tretë dhe të fundit për Grupin B, të Euro 2024, mbrëmjen e 24 qershorit, dhe me vetëm një pikë është zyrtarisht e eliminuar nga "Gjermani 2024". UEFA ka sjellë llogaritë dhe nxjerrë statistikat e tre ndeshjeve të luajtura nga kuqezinjtë në Kampionatin Europian.

Për kilometrat e përshkruara në tre takime kryeson Ylber Ramadani me 29,7 të tilla, ndjekur nga Asllani me 27.3, edhe pse ka luajtur pesë minuta më shumë. Pas tyre vijnë Mitaj, Gjimshiti dhe Asani. Nedim Bajrami ka qenë më i shpejtë nga kuqezinjtë duke kapur shifrën e 34.8 kilometra në orë. Pas tij Seferi, Hoxha, Broja dhe Mitaj.

Sa i takon saktësisë në pasime, sërish Ylber Ramadani është më i sakti me 94.3 përqind. Pas tij Gjimshiti, Mitaj, Hysaj dhe Asllani. Lojtari me pasime më të shumta është Asllani, me mesfushorin që kryeson edhe në rastet e krijuara.

UEFA tregon Shqipërinë në Euro 2024: Pasimet më të
Lojtarët më të shpejtë
UEFA tregon Shqipërinë në Euro 2024: Pasimet më të
Lojtarët që vrapuan më shumë
UEFA tregon Shqipërinë në Euro 2024: Pasimet më të
Lojtarët me saktësinë më të madhe në pasime:
Poll

MOS HUMB