
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka rikujtuar sot Ymer Pampurin, peshëngritësin legjendar, pikërisht në ditën kur rusi Chermen Valiev siguroi medaljen e parë të bronztë për Shqipërinë në Lojërat Olimpikë të Parisit. Berisha shkruan në një postim se Pampuri ka qenë i pari që ka qenë shqiptari i parë që theu një rekord olimpik.
Postimi i Berishës:
Për gënjeshtarin në krye të Piramidës së Mashtrimit. Miq, sot kreu i piramdës së mashtrimit Edi Rama paraqiti medaljen olimpike të Valiev si medaljen e parë në historinë e vendit. Këtij njeriu që shet injorancë, neveri dhe gënjeshtra nga mëngjesi në darkë dikush duhet t’i kujtojë se mundësi legjendë, Ymer Pampuri u kthye nga Olimpiada e Mynihut 1972 me medalje të artë!#sb
Pampuri ka lindur në Tiranë. Kur ishte shtatë vjeç u bashkua me Cirkun e Tiranës si akrobat. Në vitin 1972 zgjidhet të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Rumanisë. Ai ngriti 125 kg, të njëjtën peshë me kampionin, por përfundoi i dyti. Në të njëjtin vit ai mori pjesë në Lojërat Olimpike Verore 1972. Në moshën 27-vjeçare, peshëngritësi theu rekordin olimpik të vendosur nga Yoshinobu Miyake duke ngritur 127.5 kg dhe u bë Kampion Bote në atë disiplinë.