Qytetërim

Vanesa flet pas letrës së Indrit: Unë e dija përmbajtjen e saj, nuk shkova në studio...dukej si kurth

Ajo u shpreh se e respekton vendimin e tij, edhe pse ende nuk i ka të qarta arsyet që çuan në këtë përfundim.

zh.ll
Vanesa flet pas letrës së Indrit: Unë e dija përmbajtjen e
indri-vanesa

TIRANË- Ish-banorja e "Ferma VIP" ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për marrëdhënien e saj me Indrin, raport i cili u krijua brenda në fermë dhe përfundoi para syve të ndjekësve, por në një mënyrë jo fort të zakontë.

E ftuar në “Uëtëfë Show”, Vanesa reagoi për ndarjen, pas letrës së Indrit që i dha fund raportit të tyre. Ajo u shpreh se e respekton vendimin e tij, edhe pse ende nuk i ka të qarta arsyet që çuan në këtë përfundim.

“Vendimin që ai ka marrë unë e respektoj. Arsyet i di ai. Nuk është e bukur normalisht, është diçka që askush s’do ndihej mirë, por është vendimi i tij dhe është në rregull (për mua). Indrin unë e besoj që ka pasur pëlqim, siç e kam thënë edhe brenda. Besoj se ka pasur edhe probleme, që s’mundem as unë, asnjë njeri t’i kuptojë përderisa nuk e di historinë e tij. Por unë jam një njeri që jepem 100%”, u shpreh ajo.

Duke u ndalur te letra, e cila u komentua gjerë e gjatë, si brenda dhe jashtë fermës, Vanesa tha se nuk ishte e surprizuar nga përmbajtja e saj, pasi kishte dijeni paraprakisht. Ajo tregoi se fillimisht i ishte komunikuar mundësia për të qenë pjesë e studios, ku do të kishte një ballafaqim me dy vajza të tjera, ndërsa më pas ishte përmendur edhe ideja e një surprize për Indrin. Por, më pas, ajo sqaron se kishte kuptuar se situata po orientohej në një situatë si një lloj 'kurthi'.

“Unë e dija përmbajtjen e letrës, ndaj nuk më erdhi si shok. Nuk më pëlqeu normalisht. Ishin gjëra të thëna në atë letër që nuk e di sa prej tyre ishin me vend. Ajo që kam thënë në statusin tim, unë e kam thënë përciptas, por po e sqaroj. Unë jam thirrur ditën e enjte për të qenë pjesë e programit ditën e premte, por jo për Indrin. Jam thirrur për të pasur një ballafaqim me dy vajza, por unë e kam refuzuar;

Më vonë më është thënë për ekzistencën e letrës. E marr vesh ekzistencën e letrës ditën e premte. Nuk kam shkuar ditën e premte, normalisht, sepse s’kisha arsye pse, nuk e ndieja;

Ditën e hënë vendosa të mos shkoja, sepse disa hije të mia të dyshimit u vërtetuan. E para, e gjithë situata, të shkruarit e një letre në një mënyrë të nxituar, mënyra si po organizohej… Fillimisht mu tha t’i bëja një surprizë Indrit ditën e premte, të kisha ballafaqimin me vajzat dhe një surprizë për Indrin.

Unë, si Vanesa, e kam ndier si një lloj gjëje jo të sinqertë; Nuk doja të gjendesha para një situate që dukej si kurth, të gjendesha e papërgatitur.”

Vanesa dhe Indri janë dy nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni të 'Ferma VIP 3", për shkak të raporitit të tyre shumë të komentuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB