Qytetërim

VD- ‘Do duroj unë nervat e këtyre’, Egla shpërthen ndaj produksionit :Janë me cikël, më trajtojnë keq

Egla pretendon se është trajtuar keq nga produksioni i Big Brother

E.K
VD- ‘Do duroj unë nervat e këtyre’, Egla shpërthen
Egla Ceno

TIRANË- Aktorja Egla Ceno, përveç zënkave me banorët, ka shfaqur pakënaqësi dhe ndaj produksionit të Big Brother. Disa netë më parë, Egla ka shpërthyer në akuza ndaj produksionit, për shkak se nuk i kanë hapur derën e dhomës së rrëfimit.

Vërejtjet e saj, Egla i ka thënë me Romeon, ndërsa ka vendosur që të flejë jashtë, për shkak se në dhomën e gjumit ishte ndezur aspirimi.

“Po ik o do merrem me këta, aty ka njerëz të lodhur, nëse janë të lodhur të shkojnë nëpër shtëpija, të mos vijnë këtu të hapin dhe të mbyllin dyert. Kanë ndezur aspirimin që më shkakton probleme shëndetësore, nuk më hapin as dhomën e rrëfimit.

Më përgjigjen shumë keq në dhomën e rrëfimit, kaq, mos janë me cikël, ose nuk e di çfarë kanë. Do duroj unë dhe nervat e këtyre të padukshmëve, do luftoj me mullinjtë e erës”, shprehet Egla Ceno, ndërsa Romeo i kërkon që të qetësohet.

Kjo video e Eglës është bërë virale kryesisht në Tik Tok, ndërsa nuk është shfaqur në faqen zyrtare të Big Brother. /ZËRI

Poll

MOS HUMB