Qytetërim

VD- La fushën e lojës pas dëmtimit të rëndë në kavilje, Messi qan me ngashërimë

Leo Messi, i fundosur totalisht pasi u largua i lënduar nga ndeshja, që mund të ketë qenë e fundit për të në Copa America

E.K
VD- La fushën e lojës pas dëmtimit të rëndë
Lionel Messi

SHBA- Me kalimin e viteve, yjet e futbollit duket se bëhen më të ndjeshëm, dhe çdo disfatë dhëmb edhe më shumë. Pas lotëve të Cristiano Ronaldos, që humbi penalltinë me Portugalinë në Euro 2024, dhe rivali i tij i përjetshëm, Lionel Messi është parë në një gjendje të ngarkuar emocionale. Gjatë finales së Copa America, ai u detyrua që të dilte nga fusha për shkak të një dëmtimi të rëndë në kyçin e këmbës së djathtë.

Kapiteni i Kombëtares së Argjentinës, u mundua të vazhdonte lojën edhe pse i dëmtuar, por dhimbja nuk e lejoi që të vazhdonte më tej. Lojtari më i suksesshëm në historinë e futbollit e kishte më se të qartë se në moshën 37-vjeçare kjo ishte Copa América e tij e fundit dhe për këtë arsye donte të thoshte lamtumirë në fushë.

Ndonëse në fazat e tjera të karrierës së tij ka pësuar zhgënjime dhe procese të dhimbshme, ai nuk ishte përlotur asnjëherë si kjo e dielë. Imazhet e tij, ku qante me ngashërim në pankinën e Argjentinës kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Ndërsa në fund, fati i buzëqeshi Argjentinës, duke rrëmbyer trofeun, pas një goli të shënuar në 30 minutat shtesë të ndeshjes. Messi pas lotëve, shkoi për të ngritur Kupën e merituar si kapiten i argjentinasve. /ZËRI

Poll

MOS HUMB