Qytetërim

VD- Ndodh edhe kjo, futbollisti kundërshtar i ndërpret konferencën De Rossit, puthje e përqafime mes tyre

Daniele De Rossi dhe Edin Dzeko ruajnë një raport miqësor mes tyre, që nga koha kur kanë luajtur së bashku me ekipin e Romës

E.K
VD- Ndodh edhe kjo, futbollisti kundërshtar i ndërpret
DANIELE DE ROSSI DHE EDIN DZEKO

ITALI- Pas përfundimit të ndeshjes së javës së 11-të të Serie A, mes Genoas dhe Fiorentinës, e cila u mbyll me rezultatin 2:2, nuk munguan skenat emocionale në konferencën për shtyp.

Në qendër të tyre ishin sulmuesi boshanjk i Fiorentinës, Edin Dzeko dhe trajneri i ri i Genoas, ish-futbollisti i njohur italian Daniele De Rossi.

Dzeko, i cili u hodh në lojë në minutat e fundit të takimit, u shfaq në sallën e konferencës për të përshëndetur mikun e tij të vjetër De Rossin, ku dyshja ruajnë një raport shoqëror që nga koha kur luanin te Roma.

Ai hyri me buzëqeshje, u kërkoi falje gazetarëve, më pas përqafoi dhe puthi De Rossin, duke treguar respektin dhe lidhjen e fortë që i bashkon që nga ditët e përbashkëta te AS Roma.

Poll

MOS HUMB