Qytetërim

VIDEO/ Portier në Iran ndëshkohet... pasi përqafoi një grua në fushë

Në fund, Hosseini u dënua me një ndeshje ndalim dhe 4400 euro gjobë për “sjellje të pahijshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes”, siç thuhet në deklaratën e Federatës.

E.K
VIDEO/ Portier në Iran ndëshkohet... pasi përqafoi një grua
Momenti i takimit

Prania e femrave në eventet sportive dhe veçanërisht në lojërat ku përfshihen ekipet e meshkujve është një histori... e dhimbshme me regjimin e Teheranit që ka bërë disa lëshime të vogla vitet e fundit. Që nga viti 2019, pas gati 40 vitesh ndalime, gratë janë lejuar të hyjnë në stadiumet e futbollit, një fakt i ardhur pas vdekjes tragjike të 29-vjeçares Sahar Jodayari. Kjo e fundit ishte maskuar si mashkull për të parë ndeshjen e Esteghlal me Al Ain të Emirateve të Bashkuara Arabe, por u pikas dhe u arrestua.

Jotayarim e njohur edhe si “vajza blu” qëndroi në paraburgim për dy ditë dhe u la e lirë, por kur mësoi se do të dalë në gjyq dhe rrezikon 6 muaj burg, i vuri flakën vetes dhe vdiq pas disa javësh në spital ku u trajtua me djegie të rënda. Pothuajse pesë vjet më vonë dhe ndërsa femrat tani mund të ndjekin ndeshjet në stadium, ne patëm një incident tjetër ku përsëri përfshihej një tifoze femër e Esteghlal, por edhe portieri ndërkombëtar i ekipit të Teheranit, Hossein Hosseini.

Ngjarja ka ndodhur më 12 prill pas përfundimit të ndeshjes jashtë fushe të Esteghlal në qytetin e Arak kundër skuadrës vendase me të njëjtin emër. Mysafirët fituan 1-0 dhe në fund të ndeshjes një tifoze e skuadrës hyri në fushë duke u përpjekur të merrte një përqafim nga lojtarët. Aty rojet e sigurimit dhe policia e ndaluan me Hosseini, i cili shkoi tek ajo për ta qetësuar.

Mirëpo, kjo lëvizje specifike shkaktoi reagimin e zemëruar të sigurimit të cilët në pak sekonda e larguan futbollistin ndërkombëtar dhe në dhomat e zhveshjes iu kërkua deklarata në polici! Kjo për shkak se në Iran regjimi teokratik i ndalon burrat të prekin gratë jashtë rrethit të tyre familjar. Në fund, Hosseini u dënua me një ndeshje ndalim dhe 4400 euro gjobë për “sjellje të pahijshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes”, siç thuhet në deklaratën e Federatës./ZËRI

Poll

MOS HUMB