Qytetërim

VD- Portjeri mbeti 'i ngrirë' te goli i Gjeorgjisë, i vëllai zihet me tifozët, ndërhyn edhe Foto Strakosha

Pikërisht në këtë moment, tifozët kanë ofenduar portjerin Thomas Strakosha, i cili nuk mundi ta priste dot gjuajtjen e gjeorgjianit.

k.m.
VD- Portjeri mbeti 'i ngrirë' te goli i Gjeorgjisë, i
Foto dhe Dhimitri Strakosha

TIRANË- Goli i Kochorashvili në minutën e '70 nuk shkoi vetëm tifozët, por edhe Kombëtaren Shqiptare në fushën e blerë. Por ndeshja e vërtetë duket se u luajt në shkallët e stadiumit, fill pasi lojtarët po futeshin në dhomat e zhveshjes. Pikërisht në këtë moment, tifozët kanë ofenduar portjerin Thomas Strakosha, i cili nuk mundi ta priste dot gjuajtjen e gjeorgjianit.

MOMENTI I GOLIT:

Edhe pse, në rastin e golit, Strakosha nuk mund të bënte asgjë për të ndërhyrë, ka marrë ofendime që janë dëgjuar nga familjarët e tij, të cilët ishin ulur pranë tifozëve. Madje në një moment, vëllai i tij, Dhimitri u përfshi në debat me ta dhe nisi që të përplasjes fizikisht, duke e bërë të detyrueshme ndërhyrjen e efektivëve të Policisë që ndodheshin në stadium për të shmangur përplasjen fizike. 

MOMENTI I SHERRIT NË STADIUM:


Në ndihmë të "qetësimit të gjakrave" u përfshi edhe portjeri veteran i Kombëtares, Fotaq Strakosha (i ati i Thomas), e gjithçka u mbyll shpejt./ZËRI

Poll

MOS HUMB