Qytetërim

VD- Shpëtohet në Prespë sorkadhja e mbetur në kurth

Fatmirësisht sorkadhja u gjet në kohë dhe u arrit të lirohej nga kurthi

f.t
VD- Shpëtohet në Prespë sorkadhja e mbetur në kurth
SORKADHE

POGRADEC- Gjuetia e paligjsme vijon dhe këtë herë një sorkadhe ishte futur në kurth në në parkun kombëtar të Prespës. Ishin specialistët e zonave të mbrojtura, të cilët gjatë një inspektimi në parkun kombëtar të Prespës, konstatuan një sorkadhen të rënë në kurth.

Fatmirësisht sorkadhja u gjet në kohë dhe u arrit të lirohej nga kurthi dhe të kthehej në habitatin e saj në natyrë.

Kjo është një mënyrë tjetër që gjuetarë të papërgjegjshëm po përdorin kurthe për të kapur kafshë, duke eliminuar përdorimin e armëve. Disa kohë më parë specialistët e zonave të mbrojtura shpëtuan në juglindje edhe një ari që kishte rënë në kurth./ZËRI

Poll

MOS HUMB