Qytetërim

Vdes gruaja e Sir Alex Ferguson

k.m.
Vdes gruaja e Sir Alex Ferguson
Sir Alex Ferguson dhe bashkëshortja

BRITANI E MADHE- Sir Alex Ferguson humbi gruan dhe partneren e tij të dashur prej 57 vitesh. Cathy Ferguson ishte 84 vjeç, tre vjet më e madhe se trajneri legjendar i Manchester United.

Cathy Holding (ky ishte mbiemri i saj përpara se të martohej me Sir Alex) u takua me Ferguson në 1964 dhe u martuan në vitin 1966. Fëmija i tyre i parë, Mark, lindi në 1968, i ndjekur nga binjakët, Darren dhe Jason, në 1972.

Familja e menaxherit legjendar të Manchester United ka lëshuar deklaratën e mëposhtme: Me pikëllim të thellë konfirmojmë vdekjen e zonjës Cathy Ferguson, e cila ka lënë pas bashkëshortin, tre djemtë, dy motrat, 12 nipërit dhe një stërnipër. Familja kërkon privatësi në këtë moment./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB