
DURRËS- Një prej çifteve më të dashura të shoëbizit shqiptar, Venera Lumani dhe Lind Islami, i kanë dhënë fund beqarisë mbrëmjen e djeshme duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Prej kohësh ata kishin thënë se dasma do të bëhej në vitin 2023, dhe kështu ka ndodhur këtë fillim tetori.
Çifti ka organizuar një dasmë të madhe në bregdetin e Gjirit të Lalëzit, në Durrës dhe pjesë e dasmës kanë qenë familjarë dhe shoqëria e ngushtë e çiftit, përfshirë këtu një sërë figurash publike.
Eli Fara, Endri dhe Stefi, Ardit Gjebrea e Artiola Toska – janë vetëm disa nga emrat që nuk kanë munguar në këtë dasmë. Në mediat sociale janë publikuar disa video nga dasma që duket se ka qenë e mbizotëruar nga hareja e gëzimi.
Venera dhe Lindi u njohën në vitin 2012 në “The Voice of Albania”. Në qershor të vitit 2018, ata njoftuan se ishin fejuar, dhe tashmë lidhja e tyre është kurorëzuar dhe në martesë.
@veneralindi 7.10.2023 ????♀️????♂️???? U trashegofshi cifti me i bukur! Ju uroj që jeta juaj e përbashkët të jetë e lumtur, e mbushur me dashuri dhe harmoni, ashtu siç është muzika që ju këndoni bashkë në skenë. Gëzuar për këtë ditë të veçantë! ????❤️????????♂️ Ju dua pafundd ???????? #veneralindi #venera_lindi_fan #venerlindsat #veneralinditors #lindislami #linditors #lindiislami #veneralumani #veneratore #teamlindvenera #veneralind#venera❤️lind #wedding #7tetor2023 #like #comment #save #share #repost #artist #favartist #couple #favcouple #fypシ #fypシ゚viral ♬ original sound - veneralindi
Ndërkohë që vetë çifti deri tani ka zgjedhur që të mos postojë asnjë pamje nga dita më e rëndësishme e jetës së tyre në rrjetet sociale./Zëri.ai