Qytetërim

Verstappen i pari në Japoni, Red Bull fiton titullin e Konstruktorëve

Në podium me kampionin holandez edhe Lando Norris si dhe Oscar Piastri. Për australianin, ky është podiumi i parë.

i.h.
Verstappen i pari në Japoni, Red Bull fiton titullin e Konstruktorëve
Max Verstappen

FORMULA 1- Max Verstappen i fiton Çmimin e Madh të Japonisë që i jep skuderisë Red Bull titullin e gjashtë të Konstruktorëve.

Në podium me kampionin holandez edhe Lando Norris si dhe Oscar Piastri. Për australianin, ky është podiumi i parë.

"Ishte një fundjavë e jashtëzakonshme, makina ime po shkonte mirë pavarësisht pengesave, por gjëja më e rëndësishme sot është titulli i Konstruktorëve. Unë jam krenar për pjesëtarët e ekipit tonë. Ata që janë këtu në pistë dhe ata që punojnë në shtëpi", tha Verstappen në përfundim të garës.

Pas dy makinave Mclaren, garën e përfundoi Charles Leclerc me Ferrarin e tij.

Shtatë herë kampioni i botës Lewis Hamilton doli i pesti, e pas tij piloti tjetër i "Kokëkuqes" Carlos Sainz.

George Russell me makinën "Mercedes" e mbylli garën në pistën e Suzukas në vend të shtatë.

Poll

MOS HUMB