Qytetërim

Vetëm 4 javë! Roma shkarkon legjendën Daniele de Rosi, mori vetëm 3 pikë në 1 muaj

Sipas njoftimit zyrtar të klubit, shkarkimi i De Rossit ka ardhur pas rezultateve jo të mira në 4 ndeshjet e para në Seria A

E.K
Vetëm 4 javë! Roma shkarkon legjendën Daniele de Rosi, mori
Daniele de Rossi

ITALI- Ajo që Roma vendosi këtë mëngjes është e bujshme. Pas vetëm 4 ndeshjesh kampionat, klubi verdhekuq ka vendosur ta shkarkojë Daniele De Rossin. Vendimi u mor direkt nga ‘Friedkins’, që mbërritën në kryeqytet dy ditë më parë për një takim me trajnerin, të cilit vetëm qershorin e kaluar iu rinovua kontrata deri më 30 qershor 2027.

Jo vetëm kaq, sepse këtë verë Roma kishte bërë një merkato madhështore me investime rreth 100 milionë euro. Ekipi u rindërtua tërësisht midis qershorit dhe gushtit, me ardhjen e Dovbyk dhe Le Fee, por edhe Konè, Soulè, Dahl e Saelemaekers. Një projekt që duket se do të rifillojë nga një trajner i ri. Pas 9 muajsh, aventura e De Rossit në stolin e Romës tashmë ka përfunduar.

Kjo është deklarata me të cilën klubi verdhekuq njoftoi shkarkimin: “AS Roma njofton se ka liruar Daniele De Rossin nga detyra e tij si trajner i ekipit të parë. Vendimi i klubit është miratuar në interes të skuadrës, në mënyrë që të rifillojmë menjëherë rrugën e dëshiruar, në një kohë kur sezoni është ende në fillimin e tij. Për Danielen, i cili do të jetë gjithmonë në shtëpi në klubin verdhekuq, një falënderim të përzemërt për punën e kryer muajt e fundit me pasion dhe përkushtim. Do të vijojnë komunikimet mbi udhëheqjen teknike të ekipit”.

Roma ka marrë vetëm 3 pikë në këto javë, duke barazuar në 3 takime, ndërsa ka humbur një tjetër. Ndeshja e fundit e verdhekuqve ishte në transfertë ndaj Genoa-s, e cila u mbyll në barazim 1-1. Kryeqytetasit ishin në avantazh deri në minutat e shtesës kur pësuan gol duke i ikur fitorja nga duart./ZËRI 

Poll

MOS HUMB