Qytetërim

Video e Xhensilës me fëmijët romë bën xhiron e rrjetit: Do ju laj dhe do ju marr në shtëpi

Xhensila ka treguar se dy fëmijët në video, kanë moshën e Ajkës dhe Amen

E.K
Video e Xhensilës me fëmijët romë bën xhiron e rrjetit:
Xhensila Myrtezaj

TIRANË- Xhensila Myrtezaj është një prej emrave më të komentuar në median rozë, edhe për shkak të ndarjes së bujshme nga aktori i humorit Bes Kallaku.

Koncertet e Xhensilës janë shtuar ndjeshëm së fundmi dhe çdo veprim i saj nga skena tërheq vëmendje.

Por së fundmi, një video e këngëtares para se të nis koncertin ka bërë xhiron e rrjetit. Ajo shfaqet në makinë me dy fëmijë të komunitetit rom ku shfaqet duke puthur më të voglin dhe dëgjohet të thotë: Do të laj dhe do të marr të shtëpia ime.

Këtë video e ka ripostuar edhe vetë këngëtarja ku shkruan se dy fëmijët ishin në një moshë më fëmijët e saj, 5 vjeç dhe 6 muajsh.

“Në çdo moment që jam larg fëmijëve për shkak të punës ndihem bosh, e plot ndjesi faji. Por për aya e bëj çdo sakrificë e lodhje si çdo nënë. Zoti më solli këto 2 mrekulli fiks në momentin që isha përhumbur për të vegjlit e mi”, shkruan Xhensila

Poll

MOS HUMB