Emir Sahiti dhe Mladen Devetak
KROACI- Futbollisti shqiptar Emir Sahiti është përplasur me kundërshtarin e tij serb, Mladen Devetak. Ndeshja ishte e vlefshme për kampionatin kroat, por protagonistë u bënë dy futbollistët që u përplasën me njëri-tjetrin fizikisht.
Në këtë incident u përfshinë edhe futbollistë të tjerë, si Ante Erceg dhe Marko Livaja, që është kapiteni i Hajdukut. Por ia dolën që t'i ndanin.
VIDEOJA E SHERRIT:
Sahiti dhe Devetak ia hodhën paq nga kaosi që krijuan në fushë dhe situata u qetësua nga arbitri, por i vetmi që e pësoi ishte Livaja që u ndëshkua me karton të verdhë. Edhe pse përplasja nuk nisi prej tij./ZËRI
Poll