Qytetërim

VIDEO: Kim Kardashian 'përbuzet' nga Anna Wintour

Orët e fundit në rrjetet sociale është bërë virale një video me pakënaqësinë e kryeredaktores së Vogue, Anna Wintour, e cila nuk e priti mirë përballjen personazhit televiziv.

k.m.
VIDEO: Kim Kardashian 'përbuzet' nga Anna Wintour
Kim Kardashian dhe Anna Wintour

SHBA- Kim Kardashian tani mund të jetë ndoshta “muza” më e kërkuar për shumë shtëpi të mëdha të modës, megjithatë ajo nuk ka arritur të fitojë vlerësimin e shumë personave që merren prej dekadash me këtë fushë. Orët e fundit në rrjetet sociale është bërë virale një video me pakënaqësinë e kryeredaktores së Vogue, Anna Wintour, e cila nuk e priti mirë përballjen personazhit televiziv.

Kardashian mbërriti me vonesë në sfilatën e Victoria Beckham dhe me të mbërritur ajo përshëndeti David Beckham, i cili ishte aty me vajzën e tij. Më i përfoluri ishte reagimi i Wintour, i cili u cilësua më së shumti si “snob”. Edhe pse ishin ulur krah për krah, asnjë prej tyre nuk bëri asnjë lëvizje për të përshëndetur tjetrën. Gjithashtu, Wintor e shmangu Kardashian, e më pas ndryshoi vend. 

VIDEOJA NGA MOMENTI: 

Poll

MOS HUMB