Qytetërim

VIDEO/ Për pak sa nuk "kërcet" grushti në BBV, Juli dhe Romeo i ulërasin njëri-tjetrit në fytyrë

Debati ka agravuar më tej, kur Juli e ka quajtur Romeon pa karakter dhe të pa fytyrë dhe për një moment, Juli është çuar, ka hipur mbi divan dhe i ka dalë Romeos përballë fytyrës.

a.l
VIDEO/ Për pak sa nuk "kërcet" grushti në BBV, Juli dhe
Julian Deda dhe Romeo Veshaj

TIRANË- Nuk ka qetësi në shtëpinë e "Big Brother Vip". Gjithçka nisi kur Ledjona mesditën e sotme i plasi një vezë në kokë Romeos, veprim i cili ka nxitur debat mes banorëve. Për këtë arsye në shtëpi ka mbërritur një zarf i kuq me dënim për ta, për shkak të shpërdorimit të ushqimit. Banorët do të mund të marrin nga frigoriferi vetëm ushqimet bazë. 

Mirëpo pak këtij vendimi situata ka agravuar edhe më tej dhe nuk pati asnjë reflektim nga ana e banorëve. Bëhet fjalë për Julin dhe Romeon, dy protagonistët e këtij edicioni. Debati ka agravuar më tej, kur Juli e ka quajtur Romeon pa karakter dhe të pa fytyrë dhe për një moment, Juli është çuar, ka hipur mbi divan dhe i ka dalë Romeos përballë fytyrës.

Pjesë nga debati:

Romeo: Ti je fëmijë!

Juli: S’të kanë dënuar as ty. Ke marrë banane ia ke çuar te koka e krevatit njerëzve. Ti e ke filluar këtë lojë. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Ndonëse është e disata herë që paraljmërohen me "Zarf të Zi" apo "Zarf të Kuq", nuk ka ende asnjë reflektim nga banorët për të mos përsëritur më gabimet që i penalizon ato. Për këtë shkak Egla dhe Rike kanë shkuar në televotim "kokë më kokë", pas përleshjes fizike./ZËRI

Poll

MOS HUMB