
TIRANË- Një debat i fortë është zhvilluar këtë të hënë mes Romeo Veshajt dhe Erjola Doçit. Teksa ndodheshin në oborrin e shtëpisë së Big Brother Vip dyshja u përplas fillimisht për lagien e krevateve, ku aktori e ka ironizuar, madje dhe i ka fishkëlluar, si thirrje për të shkuar te dhoma e gjumit dhe të vazhdojë me veprimin. Më pas debati ka agravuar.
Debati:
Romeo: Ik o shpirt, lag ndonjë krevat andej
Erjola: Ik puthu
Romeo: Më do zemra, do puthem
Erjola: Shyqyr që ke gjet atë gjë me dal në prime e merresh me të lagurat e krevatit
Romeo: Me lidhjet e mia je marrë, që kur ke hyrë këtu
Erjola: Do merrem me çfarë të më ofroni
Romeo: Ec se nuk të kam target fare.
Erjola: Do merrem me çfarë më do qejf në shtëpi
Romeo: Merru me larje krevati
Erjola: Ti shiko fortësinë tënde, unë kam bërë shumë gjëra në shtëpi
Romeo: Ca ke bërë, hallvën
Erjola: Po, hallvën që ma përdore ti.
Romeo i fishkëllen
Erjola: Ti fishkëllimën bëja qenit tënd, jo mua. E para dhe e fundit që më fishkëllen./ZËRI