
TIRANË- Gjykata e Durrësit liroi nga qelia Rigels Rajkun, reperin e njohur Noizy, i cili u arrestua disa ditë më parë në Shëngjin për llogari të autoriteteve në Kosovë, pasi dyshohet se ka dhunuar personazhin e njohur të TikTok Medi Isenin, më 2 gusht në Pejë. Pas lirimit nga paraburgimi janë publikuar edhe pamjet e para të reperit.
Noizy dhe miku i tij Bahtjar Bajraktari (DJCRAX) akuzohen se disa ditë më parë, janë përfshirë në një sherr masiv, ku dyshohet se dhunuan Medi Isenin. Ky i fundit pretendon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Vetë Stresi i ka mohuar akuzat. Edhe Noizy në një reagim para arrestimit, u shpreh se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe i është bërë padrejtësi. Prokuroria e Pejës po heton çështjen. Stresi është shpallur në kërkim./ ZËRI