
BRITANI- Një incident aspak i këndshëm i ka ndodhur yllit të pop-it, Madonna në një koncert të mbajtur së fundmi në Seattle. Gjithçka po shkonte sipas planit dhe ishte koha për një koreografi dhe performancë tjetër.
Ajo po këndonte “Open your Heart” dhe sipas koreografisë, një nga balerinët e saj duhej ta tërhiqte në skenë. KPor ky i fundit humbi ekuilibrin dhe përfundoi në dysheme së bashku me karrigen dhe mbretëreshën e 'pop-it'.
Madonna e kaloi me sportivitet këtë incident, ndërsa buzëqeshi dhe vazhdoi të këndonte, derisa u pushtua nga ankthi dhe në një moment harroi tekstin.
“Sh*t*, i harrova fjalët”, u tha ajo publikut para se të vazhdonte me programin e caktuar.