Bota

VIDEO virale/ Roboti në Arabinë Saudite prek të pasmet e gazetares gjatë intervistës live

Video shkaktoi shumë komente negative.

a.l
VIDEO virale/ Roboti në Arabinë Saudite prek të pasmet e
Robot

ARABIA SAUDITE- Në rrjet është duke qarkulluar një video e prezantimit të robortit të parë humanoid mashkull në Arabinë Saudite, i cili quhet "Muhamad". Kjo do të shënojë edhe një nga përparimet e Mbretërisë në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, shkruajnë mediat e huaja. 

Megjithatë, një episod, i kapur nga pamjet e celularit, shkaktoi siklet dhe indinjatë, veçanërisht kur video u bë virale. Humanoidi, ndërsa gazetarja po fliste, zgjati dorën për ta prekur në të pasme. 

Video shkaktoi shumë komente negative. Megjithatë, një film i dytë, i publikuar nga shumë ekspertë në këtë sektor, treguan se ky gjest ishte pjesë e lëvizjeve të paracaktuara të robotit, të cilat janë mjaft të thjeshta, duke përfshirë zgjerimin e lehtë të krahëve.

"Muhamedi" ishte i veshur me veshje tradicionale dhe impresionoi audiencën me fjalimin e përsosur arabisht të zhvilluar nga QSS Systems, e cila më parë kishte zhvilluar një humanoid femër, të quajtur "Sara"./ZËRI

Poll

MOS HUMB