
GREQI- Greqia po përballet prej disa ditësh me zjarre shkatërruese, ndërkohë që deri tani është raportuar një viktimë. Situata më e rëndë është në rajonin e Atikës, ku forcat e policisë janë angazhuar për të shpëtuar banorët dhe kafshët nga zonat e përfshira nga flakët.
Një video e publikuar tregon një moment, ku policët nxjerrin një qen nga një shtëpi ndërsa flakët po përhapeshin me shpejtësi, duke shkatërruar çdo gjë përreth.
Në ndihmë të Greqisë kanë ardhur edhe vende të tjera europiane. Solidariteti europian është duke u shprehur në këto momente të vështira për popullin grek./ ZËRI