
TIRANË- Pasi njoftoi se tashmë është një artist i pavarur, këngëtari Bardhi Idrizi ka reaguar sërish në lidhje me ndarjen nga menaxheri i tij, Jetmir Agaj. Bardhi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka falenderuar të gjithë ekipin ku ishte pjesë prej katër vitesh.
Ai ka falënderuar secilin për punën dhe përkushtimin që kanë pasur ndaj tij, teksa thekson se ndarja ka qenë paqësore.
Ndër të tjera, artisti bëri me dije se do të rikthehet së shpejti me projekte të reja dhe koncerte.
“Katër vite punë në SBS Entertainment, katër vite sakrificë, lodhje pafund, pasion për punën dhe suksesin pafund.
Pas një marrëveshje miqësore nga të dyja palët, unë do vazhdoj rrugëtimin tim si një artist i lirë.
Deshta ta dedikoj një postim falënderimi për çdo orë e minut që është punuar dhe kohët e mira që kemi kaluar këto katër vite, e kafshatën e bukës që e kemi ndarë së bashku këto katër vite.
Faleminderit Jetmirit, menaxherit për përkushtimin dhe punën e palodhshme, për të gjitha këngët dhe koncertet dhe për të gjitha momentet e mira.
Faleminderit Qelikut për ato 70 këngë që i kemi krijuar në atë studio me shumë mund po edhe shumë të qeshura e momente të mira, e që nuk ka prituar kurrë me ndryshu një këngë 100 herë.
Faleminderit Emeritonit, Mirit, DJ Deck-ut, Valmirit e Zenunit që gjithmonë kanë qenë me ne pas kamerave, pas punës e suksesit.
Unë si Bardh e vlerësoj çdo moment dhe çdo përkushtim ndaj meje. Si çdo fillim është edhe një fund, por gjithsesi i lumtur për të dyja palët, fundi ishte marrëveshje miqësore dhe vazhdojmë punët individuale për në vazhdimësi.
Të gjithë djemve i uroj suksese në jetë.
Faleminderit publikut, shumë shpejt do të kthehem me projekte të reja dhe koncerte.
Përjetësisht i juaji, Bardhi”, shkroi Bardhi në postimin e tij.
Pas daljes nga BBV, Bardhi u përfshi në një konflikt me menaxherin e tij, ku këngëtari nuk kishte akses në 'Instagram'. Kur dukej se gjërat ishin sqaruar dhe këngëtari morri përsëri faqen e tij, 'plasi' sërish. Bardhi humbi përsëri faqen e tij zyrtare të 'Instagramit'. /ZËRI/