Qytetërim

Vllaznia kampione për vajza

Vajzat shkodrane do të përfaqësojnë vendin në UEFA Women's Champions League ndërsa vendi i dytë, Partizani do të luajë në Kupën e Europës.

Redaksia Zëri
Vllaznia kampione për vajza
Skuadra

SHKODËR-Vllaznia e futbollit për vajza këtë vit, si shumë të tjerë në radhë, ishte më fatlume se sa Vllaznia e futbollit për meshkuj. Ajo e fitoi finalen e saj dhe u shpall kampione e Kategorisë Superiore të sezonit 2024/2025. Në këtë sezon Partizani për vajza u rendit i dyti.

Vajzat shkodrane do të përfaqësojnë vendin në UEFA Women's Champions League ndërsa vendi i dytë, Partizani do të luajë në Kupën e Europës.

E dymbëdhjeta herë radhazi që Vllaznia e Shkodrës për femra fiton kampionatin. Në 12 vjet kampionate skuadra ka humbur vetëm dy herë. Megi Doçi ka dalë 12 herë golashënuesja e kampionatit, këtë herë me 83 gola të shënuar në 21 javë./ZËRI

Poll

MOS HUMB