Qytetërim

Zhgënjejnë ekipet shqiptare në Europë, Vllaznia mundet me poker në shtëpi, Tiranën e djeg goli në minutën e fundit

Eleminohen Tirana dhe Vllaznia, vazhdojnë garën Partizani dhe Egnantia

E.K
Zhgënjejnë ekipet shqiptare në Europë, Vllaznia mundet me
Tifozeria ne shkoder

TIRANË- Ekipet shqiptare të futbollit kanë bërë një performancë zhgënjyese në turin e kualifikueseve për kompeticionet europiane. Vllaznia dhe Tirana e gjejnë veten jashtë gares, pas humbjeve që kanë pësuar në shtëpi.

Tirana u eleminua nga kualifikueset e Ligës së Konferencës, pas disfatës 0-1 nga Torpedo Kutaisi në “Elbasan Arena”. Takimi i parë kishte përfunduar me rezultatin 1-1, me bardheblutë që shpresonin te një fitore në ndeshjen e kthimit.

Gjithsesi, gjërat shkuan shumë keq për skuadrën e Bledi Shkëmbit, e cila e pësoi që në minutën e 3’ nga Johnsen. Pas golit, bardheblutë duket sikur u zgjuan, duke provuar disa herë portën, por pa mundur të gjenin rrjetën. Kështu Tirana i thotë lamtumirë aventurës së saj në Europë, duke dalë nga gara që në turin e parë kualifikues.

Edhe më e vështirë ka qënë situata në kampin e Vllaznisë, e cila pësoi një humbje të thellë, përpara publikut vendas. Shkodranët u mposhtën me rezultatin 0-4 në “Loro Boriçi” nga Valur, duke u larguar kështu nga Europa.

Takimi i parë u mbyll mes polemikave të shumta pas një goli në minutën e 99’ nga ana e islandezëve, edhe ishin dhënë vetëm 6 minuta shtesë, e cila u mbyll me rezultatin 2-2.

Gjithsesi, gjërat shkuan mjaft keq për kuqeblutë në Shkodër, të cilët pësuan dy herë në minutat e 13’ dhe 16’, teksa në të 36’ pësuan dhe golin e tretë. Në pjesën e dytë, islandezët nuk u mjaftuan, të cilët gjetën rrjetën për të katërtën herë në minutën e 68’, me rezultatin që shënoi 0-4.

Kështu Vllaznia bëhet skuadra e dytë e Superiores që largohet nga Europa pas Tiranës, ndërsa të vetmet që kanë mbetur në garë deri tani janë Egnatia, e cila erdhi pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe Partizani që mundi skuadrën malteze të Marsaxlokk./ZËRI 

Poll

MOS HUMB