Politikë

Rama ‘këmbëngul’ për dialog me protestuesit, 'sofra' e gurtë sërish para Kryeministrisë!

Edhe sot, përpara godinës së kryeministrisë është vendosur tryeza prej betoni me ftesat për dialog.

zh.ll
Rama ‘këmbëngul’ për dialog me protestuesit,
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka përsëritur ftesën për dialog protestuesve, ndërsa protesta e studentëve hyn në ditën e 16-të. Edhe sot, përpara godinës së kryeministrisë është vendosur tryeza prej betoni me ftesat për dialog. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Rama ka publikuar pamje të ulëseve të vendosura përpara Kryeministrisë, duke vijuar thirrjet për dialog.

Megjithatë, ftesa e kreut të qeverisë është refuzuar vazhdimisht nga protestuesit, të cilët kanë djegur karriget dhe kanë rrëzuar gurët prej betoni ku ishin vendosur mesazhet për dialog, në shenjë kundërshtimi ndaj nismës së qeverisë. Nga ana tjetër, Rama ka theksuar se ftesa për dialog nuk u drejtohet personave që kryejnë akte dhune, ndërsa paralelisht ka prezantuar edhe paketën anti-dhunë, ku parashikohet ashpërsim i dënimeve.

/ZËRI

MOS HUMB