
TIRANË-Për të gjithë studentët me familje në vështirësi ekonomike bursa do të rritet me 15 mijë lekë të reja (150 mijë lekë të vjetra). Ky ishte lajmi që kreyministri Edi Rama ndau me qytetarët gjatë një komunikimi në rrjete sociale. Rama njoftoi se rritja e bursës do të shtrihet edhe në master. Kreu i qeverisë paralajmëroi edhe lehtësi për strehimin dhe praktika me mundësi punësimi në marrëveshje me bizneset.
Edi Rama: Nga ana tjetër lajmi i mirë që vjen nga ekonomia e rritur, të gjithë studentëve nga familje me vështirësi ekonomike bursa do t'u rritet me të reja dhe u shtrihet edhe në nivelin master. Bursa do të rritet me 15 mijë lekë të reja dhe do të shtrihet edhe në master, pra shkon sa gjysma e pagës minimale, 25 mijë lekë. Edhe në paketën e re të strehimit do të shihni një sërë përfitimesh të reja, teksa do të ketë marrëveshje me bizneset për punësim të menjëhershëm të studentëve. E fundit për sot, e lidhur me studentët. Në ditët në vijim do të hapim një dritare digjitale për dialog./ZËRI