Aktualitet

Plagoset me armë këngëtari në Shkodër, Hoti po pinte kafe në lokal, autori me maskë...

Mësohet se i plagosur ka mbetur Taulant Hoti

F.I
Plagoset me armë këngëtari në Shkodër, Hoti po pinte
Taulant Hoti

SHKODËR-Një plagosje me armë zjarri u regjistrua mëngjesin e sotëm në fshatin Shtoj, Shkodër, ku si pasojë mbeti i lënduar me plagë në këmbë, këngëtari Taulant Hoti. Nga të dhënat paraprake raportohet se Hoti ishte duke pirë kafen e mëngjesit në lokalin ku performonte, kur një person i maskuar, me një maskë të ngjashme me ato që përdoreshin gjatë pandemisë së COVID-19, i është afruar dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Lidhur me ngjarjen Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa  vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

MOS HUMB