
TIRANË-Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Lënda eksploziv është hedhur dhe ka shpërthyer në tarracën e një dyqani lulesh rreth orës 02:45, në Tufinë.
Dyqani është në pronësi të një 65-vjeçari, ndërsa raportohet se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia bën me dije se është identifikimi i autori i dyshuar, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.11.2026, rreth orës 02:45, në Tufinë, në tarracën e një dyqani lulesh, në pronësi të shtetasit A. K., rreth 65 vjeç, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Nga veprimet hetimore të kryera është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar. Për shkak të vijimit të hetimeve, nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të saj.