TIRANË- Një Call Center mashtrues është goditur në rrugën e Kavajës, Tiranë. Efektivët e policisë kanë hyrë në ambientet e Call Center-it ku kanë kapur në flagrancë 4 punonjës: Emirjon Xhafa, 40 vjeç, Genci Ndoni, 42 vjeç, Ekzon Dervishi, 32 vjeç dhe Eroll Hyslihaka, 31 vjeç. Ndërkohë në kërkim është shpallur pronari Taulant Beleraj, 45 vjeç, ndërsa një 23-vjeçare është nën hetim në gjendje të lirë. Policia ka sekuestruar 13 kompjuterë, 19 celularë dhe 7 laptopë. Përmes platformës online, ata mashtronin qytetarë të vendeve të Bashkimit Europianë për t’u marrë para nëpërmjet investimit në bursa fiktive. Më pas operatorët i merrnin sërish klientët e mashtruar në telefon duke iu prezantuar si avokatë, duke i marrë nga 5 mijë deri në 10 mijë euro.
/ZËRI