Video

Kuvendi i ri 'zakon i vjetër'! Rama 4 herë kryeministër

Edhe në seancën hapëse të Kuvendit, opozita bllokoi foltoren teksa nuk propozoi asnjë emër për komisionin për verifikimin e mandateve.

F.I
Kuvendi i ri 'zakon i vjetër'! Rama 4 herë kryeministër
edi rama-bajram begaj

TIRANË- Kuvendi i ri u mblodh sot për here të parë pas zgjedhjeve të 11 majit. Seanca u hap nga Vasil Llajo si deputeti më i vjetër, pasi Sali Berisha dhe Tritan Shehu refuzuan. Edhe në seancën hapëse të Kuvendit, opozita bllokoi foltoren teksa nuk propozoi asnjë emër për komisionin për verifikimin e mandateve. Derisa komisioni të shqyrtojë emrat, 140 deputetë, mes të cilëve 72 janë të rinj do të rikthehen pasdite për të bërë betimin. Nga ana tjetër Presidenti Bajram Begaj emëroi për herë të katërt Edi Ramën kryeministër të Shqipërisë. Përveç mandatimit si kryeministër, Rama do të jetë përgjegjës për funksionimin e 'Diellës', ministers virtuale të Inteligjencës Artificiale. Partia Socialiste do të përfaqësohet me 83 deputetë, Partia Demokratike me 50. Partia Socialdemokrate do të ketë tre mandate, Mundësia dy karrige në parlament ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga një mandat.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB