Video

Trafikimi i qenieve njerëzore! KiE ngre shqetësime: 700 raste në Shqipëri

Raporti ngre shqetësime edhe për mënyrën si trajtohen viktimat, ku shumë gra të trafikuara për prostitucion ndëshkohen në vend që të trajtohen si viktima.

F.I
Trafikimi i qenieve njerëzore! KiE ngre shqetësime: 700 raste në
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Në Shqipëri, fëmijët përbëjnë kategorinë më të ekspozuar ndaj trafikimit të qenieve njerëzore, sipas raportit të fundit të Grupit të Ekspertëve të Këshillit të Evropës për Veprimin kundër Trafikimit (GRETA). Sipas raportit viktimat më të prekura janë vajzat, për shfrytëzim seksual. Djemtë shpesh trafikohen për qëllime si lypja e detyruar apo kryerja e veprave kriminale. Sipas raportit janë identifikuar zyrtarisht 28 viktima trafikimi në katër vite, ndërkohë që mbi 700 janë konsideruar si raste të dyshuara. Aktualisht, janë 184 çështje për trafikim që ndodhen në hetim nga Policia dhe SPAK, prej të cilave 64 lidhen me trafikimin e fëmijëve. Raporti ngre shqetësime edhe për mënyrën si trajtohen viktimat, ku shumë gra të trafikuara për prostitucion ndëshkohen në vend që të trajtohen si viktima. Mungojnë politika për ndihmën e grave që duan të largohen nga prostitucioni, si dhe masa për të ulur kërkesën për "shërbime" nga viktimat e trafikimit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB