Video

Tronditet Lushnja! Djali vret nënën me sqepar, plagos të atin

45 vjeçar, Florion Dalladuku vrau me sqepar, nënën e tij Fanije, 80 vjeç ndërsa plagosi rëndë të atin, Hasan Dalladuku 77 vjeç.

F.I.
Tronditet Lushnja! Djali vret nënën me sqepar, plagos të atin
foto

LUSHNJE- Një krim i rëndë në familje ndodhur mbrëmjen e 24 gushtit në Lushnje, tronditi opinionin publik. 45 vjeçar, Florion Dalladuku vrau me sqepar, nënën e tij Fanije, 80 vjeç ndërsa plagosi rëndë të atin, Hasan Dalladuku 77 vjeç. Pas ngjarjes 45-vjeçari u arratis me një mjet tip 'Ford' drejt Fieri, por u arrestua një orë pas krimit të rëndë. 45-vjeçari kurohej për probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë dy herë i shtruar në spitalin Psikiatrik në Elbasan, në 6 vitet e fundit. Ndërkohë vite më parë ai ka tentuar të vrasë një bashkëfshatar me armë zjarri çifte, veprim për të cilin është dënuar nga drejtësia. Motivi i ngjarjes ende nuk dihet, ndërsa autori nuk ka dhënë asnjë detaj për motivin e krimit të rëndë para uniformave blu.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB