
TIRANË- Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, akuzohet si kreu i grupit kriminal që u godit dje nga SPAK dhe Antimafia italiane. Doçi akuzohet se është përfshirë në trafik droge dhe pastrim parash. Paratë e ardhura nga trafiku i drogës kanë shërbyer për ngritje biznesesh dhe kompanish, përfshirë dhe ndërtim.
Deri në qershor të vitit të shkuar, Doçi ka pasur në pronësi edhe subjektin “VINTAGE”. Kjo kompani është shitur nga Doçi, në emër të Edmir Bakallit më 01/11/2022. Por, pas kalimit të aksioneve në emër të një personi tjetër, “VINTAGE” nuk ka përfituar më asnjë transaksion publik.
Pikërisht kjo kompani, që nga viti 2019 deri në vitin 2024, kohë kur edhe ka qenë aktive, ka përfituar nga Bashkia Durrës 8 mijë euro për të pajisur Qendrën Ditore të Moshurve. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, në Qendrën Ditore të të Moshuarve janë dërguar materiale pastrimi për dezinfektim, por edhe materiale për të mbrojtur të moshuarit nga pandemia e koronavirusit, 4-5 vite më parë.
Po ashtu, ai ka përfituar edhe një leje ndërtimi. Vitin e shkuar, Këshillit Kombëtar të Territoriti ka dhënë leje ndërtimi kompanisë tjetër të tij, “Eldemar Construction”, për të ndërtuar një hotel 10 katësh në qytetin e Durrësit. Kompani të tjera në emër të Doçit janë: CARA NA; Eldemar Construction; bar kafe; Bomboneri; Port Side, etj.