Video

Vrasja e mikut të Martinajt dhe biznesmenit! Burg për Klaudio Përkolën

Përkola, ende në kërkim, u gjet fajtor për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese.

F.I
Vrasja e mikut të Martinajt dhe biznesmenit! Burg për Klaudio
Bujar Lika dhe Paulin Gjergji

TIRANË- Klaudio Përkola, i cili konsiderohet si ndihmës gjatë atentatit që i mori jetën Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Apelit. Përkola, ende në kërkim, u gjet fajtor për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese. Më herët gjykata ka dënuar edhe ekzekutorët, mes tyre Eduart Lamaj. Bujra Lika dhe Paulin Gjegji u ekzekutuan me breshëri plumbash më 30 maj të vitit 2020 në një lokal në autostradën Milot-Mamurras, pranë fshatit Gjorëm. Konkretisht Eduart Lamaj së bashku me Ilir Xhepaj, të veshur si policë, hynë në hotelin A&A në Kurbin. Dy biznesmenët njiheshin si miq të të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinajt. Arsyet e ngjarjes mbeten ende të pazbardhura, ndërsa Përlokaj vijon ende në kërkim.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB