
TIRANË- Kryeministri Edi Rama doli dje nga qendra spitalore universitare "Nënë Teresa", pasi iu nënshtrua me sukses një operacioni për heqjen e "dhjamthit". Por sot ka nisur sërish aktivitetin e tij në rrjetet sociale. Fillimisht, ditën e nisi me publikimin e episodit të radhës së podcastit të tij, “Flasim”, ku të ftuar kishte nusen e djalit të presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugovës, Blerta Kllokoqi Rugova. Por nuk u mjaftua me kaq. Disa orë më pas, kreu i qeverisë ndau edhe pamje me takimet e drejtuesëve politikë të Partisë Socialiste me qytetarët në terren përgjatë javës që lamë pas.Mesa duket, i pari i socialistëve e ka marrë veten shpejt nga operacionit dhe është kthyer sërish në krye të detyrës...duke ndjekur dhe monitoruar edhe angazhimin e "të besuarve" të tij në të gjithë qarqet e vendit.