Video

16 vite burg për autorin e vrasjes së Martin Canit!

Konkretisht, autori është dënuar me 12 vite për vrasjen e Martinit dhe 10 vite për tentativën e vrasjes së të miturit tjetër, por në bashkim të dënimeve përfundimisht u dënua me 16 vite heqje lirie.

zh.ll
16 vite burg për autorin e vrasjes së Martin Canit!
martin cani-mario perlleshaj

TIRANË- Gjykata Tiranës ka dënuar me 16 vite burg Mario Perlleshajn, autori i vrasjes së Martin Canit, ngjarje e ndodhur një vit më parë. Autori 15-vjeçar është dënuar edhe për vrasjen e e mbetur në tentativë ndaj Luis Meçe, shok i viktimës Cani. Konkretisht, autori është dënuar me 12 vite për vrasjen e Martinit dhe 10 vite për tentativën e vrasjes së të miturit tjetër, por në bashkim të dënimeve përfundimisht u dënua me 16 vite heqje lirie. Pas vendimit, babai i Martin Canit, Engjell Cani, tha për mediat se ky vendim është rreze drite për familjen e tij, megjithatë sikur edhe të dënohej edhe me dënim përjetë, sërish dhimbja nuk hiqet.

“Besoj se ka nxjerrë një rreze drite për Martinin dhe Luizin. Dhimbja jonë është e pakrahasueshme sikur edhe burgim i përjetshëm të ishte”, tha babai i Martin Canit.

Avokati mbrojtës i familjes Cani tha se sot është bërë drejtësi, ndërsa pyetjes nëse do ta apelojnë vendimin iu përgjigj duke thënë se do presin zbardhjen e vendimit.

“Ne do ta vlerësojmë vendimin kur të zbardhet i plotë, kemi 15 ditë kohë për ta parë me detaje nëse ka momente që duhen akimuar ose jo. Sot Gjykata ka bërë drejtësi”, tha avokati Redi Ramaj. 

Prokuroria kërkoi 25 vite burg për autorin 15-vjeçar, por sipas Kodit Penal për të mitur, ai nuk mund të dënohet më shumë se 12 vite.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB