Video

40 ditë pas ndarjes nga jeta

Kisha Katolike mendon se dy ditë pas vdekjes, shpirti është i pranishëm në tokë. Nga dita tretë deri në të tetën, shpirtit i tregohet se si është Parajsa.

i.h.
40 ditë pas ndarjes nga jeta
Foto Ilustruese

Kur njeriu vdes, funksionet vitale të trupit ndalojnë, duke nisur nga frymëmarrja, rrahjet e zemrës dhe aktiviteti i trurit. Pas ndarjes nga jeta, trupi fillon të pësojë ndryshime pasi temperatura ulet. Momenti i vdekjes shpesh mendohet si çasti kur rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja ndalojnë. Megjithatë, hulumtimet tregojnë se vdekja mund të mos jetë  e menjëhershme.

Truri vazhdon të "punojë" për 10 minuta ose më shumë pas vdekjes, që do të thotë se mendja e një personi mund të ketë një lloj vetëdije për procesin. Një person deklarohet i vdekur kur nuk ka puls, frymëmarrje, reflekse dhe reagim të bebes së syrit në kontakt me dritën. Por si perceptohet humbja e një njeriu në 40 ditët e para.

Në fenë islame, familja dhe miqtë mblidhen pas shtatë ditësh për të mbajtur një përkujtimor lutjesh dhe për të bërë bamirësi në kujtim të të ndjerit. E njëjta gjë ndodh pas 40 ditësh dhe një viti nga vdekja e personit. Kisha Katolike mendon se dy ditë pas vdekjes, shpirti është i pranishëm në tokë. Nga dita tretë deri në të tetën, shpirtit i tregohet se si është Parajsa. Më pas, nga e nënta deri në 39, shpirti mëson jetën e përtejme.

Në ditën e 40-të, shpirti sillet para fronit të Zotit, ku dhe do të bëeht gykimi i tij. Praktika orthodhokse e zisë për një pjesëtar të familjes që ka ndërruar jetë zgjat 40 ditë. Pas vdekjes së një anëtari të familjes, pjesëtarët e tjerë nuk marrin pjesë në aktivitete shoqërore. Ata mbajnë veshje të errëta për këtë periudhë kohore, ndërsa meshkujt lënë mjekër. Një ceremoni përkujtimore mbahet të dielën më afër të ditës së 40-të pas vdekjes, pasi besimi ortodoks dikton që shpirti qëndron në tokë deri në këtë datë.

 

Poll

MOS HUMB