Video

8 vite pa gjurmë! Elvis Troqe shpallet zyrtarisht i zhdukur

Gjykata ka caktuar nënën e tij, Marsela Troqe, si kujdestare për administrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.

F.I
8 vite pa gjurmë! Elvis Troqe shpallet zyrtarisht i zhdukur
Elvis Troqe

TIRANË- Tetë vite pas zhdukjes së 24-vjeçarit Elvis Troqe, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka shpallur zyrtarisht të zhdukur. Gjykata ka caktuar nënën e tij, Marsela Troqe, si kujdestare për administrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme. Elvis Troqe u zhduk më 17 korrik 2018, kur ishte 24 vjeç. Ai sapo ishte kthyer nga Italia, ku kishte përfunduar një dënim për trafikim të lëndëve narkotike. Troqe doli nga banesa për t’u takuar me një mik në bar-kafe “Havana”. Pasi porositi një kafe dhe ujë, qëndroi vetëm pak minuta dhe i tha mikut se do të dilte për të takuar një person dhe do të kthehej shumë shpejt. Sipas pamjeve filmike të publikuara në atë kohë, jashtë lokalit e priste një automjet tip “Mercedes-Benz” me ngjyrë gri. Troqe u pa duke përshëndetur drejtuesin dhe më pas hipi në automjet. Që prej atij momenti nuk u kthye më. Në kuadër të hetimeve u arrestua edhe Besart Zharra, i identifikuar si pronari i automjetit në të cilin Troqe ishte parë për herë të fundit. Asokohe edhe Inez Hajrulla u mor nën hetim për zhdukjen e Elvis Troqes në Vlorë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB