Video

Adnan Xholi hap garën për Kryeprokuror, dorëzon aplikimin në KLP

Mësohet se Xholi ka dorëzuar dorëzuar zyrtarisht dosjen e tij të aplikimit pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

zh.ll
Adnan Xholi hap garën për Kryeprokuror, dorëzon aplikimin në
Adnand Xholi

TIRANË- Prokurori i posaçëm i SPAK, Adnan Xholi, është kandidati i parë që ka shprehur interes për garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Mësohet se Xholi ka dorëzuar dorëzuar zyrtarisht dosjen e tij të aplikimit pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Adnan Xholi është prokuror i posaçëm në SPAK dhe më herët ka mbajtur detyrën e drejtuesit të Seksionit Kundër Krimit të Organizuar në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka kandiduar edhe më parë dy herë për postin e kreut të SPAK-ut, ndërsa tashmë synon drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme. Afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e Prokurorit të Përgjithshëm përfundon më 1 gusht. Deri atëherë pritet të paraqiten edhe kandidatë të tjerë. Më pas, deri më 14 gusht, KLP do të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kushtet ligjore. Sipas ligjit, KLP i propozon Kuvendit tre kandidatë, ndërsa Prokurori i ri i Përgjithshëm zgjidhet nga Parlamenti për një mandat 7-vjeçar. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, përfundon në muajin dhjetor.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB