
Që marrëdhënia ndërmjet Sali Berishës dhe Ilir Metës ishte ftohur, kjo përflitej prej kohës në korridoret e politikës. Më shumë akoma, ndërmjet atyre pak njerëzve që kishin shërbyer si ndërmjetës të përhershëm mes Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ky i fundit, jo rrallë herë “ankohej” edhe publikisht se Doktori as i hapte telefonin e as i përgjigjej mesazheve të tij, ashtu siç nuk pranonte as ta takonte. Megjithë këtë, ftohja mbahej si “sekret publik” për hir të interesit më të madh opozitar, luftës ndaj qeverisë së Edi Ramës.
Shpesh herë, aksioni i përbashkët, më së shumti i nisur nga Sali Berisha e ndjekur nga Ilir Meta, ka shërbyer për të bashkuar numrat e opozitës më shumë sesa për të “shqetësuar” qeverinë e Edi Ramës.
VIDEOJA: