Video

Armë, kërcënime e drogë-Arrestohet vëllai problematik i deputetes, Elda Hoti!

Arrestimi u bë pas një hetimi të koordinuar nga Interpol dhe policia antidrogë. 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas një urdhër-arresti europian për trafik droge nga Amerika e Jugut drejt Europës.

zh.ll
Armë, kërcënime e drogë-Arrestohet vëllai problematik i
elda hoti-Markelian Hoti

TIRANË- Markelian Hoti, vëllai i deputetes Elda Hoti, është arrestuar nga autoritetet italiane në Rome, ku ishte fshehur në një hotel bashkë me të dashurën, në zonën Ponte di Nona. Arrestimi u bë pas një hetimi të koordinuar nga Interpol dhe policia antidrogë. 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas një urdhër-arresti europian për trafik droge nga Amerika e Jugut drejt Europës. Ai dyshohet se kishte rol kyç në një rrjet kriminal që sillte kokainë në portin e Antwerp, për ta shpërndarë më pas në vende të tjera. Markelian Hoti është vëllai i deputetes demokrate dhe një emër i njohur për autoritetet shqiptare, me histori përfshirjeje në ngjarje kriminale që përfshijnë armëmbajtje pa leje, kërcënime dhe tashmë trafik ndërkombëtar droge. Ai është denoncuar për kanosje me armë në vitin 2021. Në 2023 rezulton i arrestuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa në vitin 2025, ishte denoncuar për kërcënime gjatë fushatës zgjedhore të motrës së tij: ai dyshohet se kishte frikësuar një person duke i treguar një pistoletë. Në atë kohë rasti u referua për verifikim nga autoritetet, ndërsa nuk pati zhvillime të mëtejshme publike.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB