Video

Banorët e Hotolishtit në protestë!

Ata kërkojnë shpronësime me çmime tregu dhe ndërtimin e tunelit në mënyrë që fshati të mos cënohet nga projekti i rrugës.

F.m
Banorët e Hotolishtit në protestë!
Protesta e banorëve

HOTOLISHT- Banorët e Hotolishtit në Librazhd kanë dalë sërish në protestë kundër shembjes së banesave të tyre që vjen pas projektit të zgjerimit të rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, pjesë e Korridorit VIII. Në protestë kanë dalë edhe fëmijët e gjimnazistët, të cilët bashkë me prindërit e tyre u përplasën me punonjësit e policisë. Disa prej banorëve kishin marrë me vete edhe një arkivol, në formë simbolike që nënkuptonte se shembja e shtëpive të tyre ishte e barabartë me vdekjen. Një prej banorëve tha se janë të gatshëm të shkojnë deri në vetëgjyqësi. Ata kërkojnë shpronësime me çmime tregu dhe ndërtimin e tunelit në mënyrë që fshati të mos cënohet nga projekti i rrugës. Ata gjithashtu nuk janë të kënaqur me kompensimin që shteti u ka ofruar që nuk u mjaftojnë për të rindërtuar shtëpitë e tyre në zona të tjera.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB